17/12/2007
BEOGRAD, Serbi -- Partia Radikale Serbe (SRS) e opozitës propozoi të premten (14 dhjetor) edhe një herë nënkryetarin Tomislav Nikoliç për të qenë kandidat në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në 20 janar. Megjithëse partia vazhdon të kritikojë vendimin për të thirrur zgjedhjet si jokushtetues, ajo ka thënë se do të marrë pjesë. Nikoliç ka qenë de facto kreu i SRS gjatë disa viteve të fundi. Kreu zyrtar i partisë, Vojislav Sheshelj po gjykohet nga gjykata e OKB-së për krime të luftës në Hagë. SRS fitoi zgjedhjet legjislative këtë vit por nuk arriti të gjejë partnerë për të formuar një qeveri. (Blic - 15/12/07; FoNet, B92, Tanjug, Beta - 14/12/07)