16/12/2007
BUKURESHT, Rumani -- Dy partitë kryesore opozitare në vend lajmëruan të shtunën (15 dhjetor) se ato po bashkohen në një formacion të ri politik. Partia Demokratike (PD) dhe Partia Liberal Demokratike (PLD) do të bashkohen për të formuar Partinë Demokratike Liberale (PDL), lajmëroi të shtunën drejtuesi i PD-së Emil Bok mbas një kongresi të jashtëzakonshëm të PLD-së. Bashkimi i dy grupeve politike u miratua me një shumicë votash prej 933. (Rompres, Mediafax, DPA, MIA, A1 - 15/12/07)