16/12/2007
TIRANË, Shqipëri -- Kryeministri Sali Berisha u shpreh të premten (14 dhjetor) se Shqipëria do të hapi kufijtë e saj për kosovarët nëse Serbia vendos një embargo ekonomike ndaj provincës mbasi ajo të shpalli pavarësinë e saj. Serbia mund të marri disa vendime që mund ti krijojnë vështirësi ekonomike për qytetarët e Kosovës mbasi provinca të shpalli pavarësinë, u shpreh Berisha. "Qeveria në Tiranë do të mobilizojë të gjithë kapacitetin e saj në mënyrë që kosovarët mund të përdorin infrastrukturën shqiptare dhe të kenë mundësi të përdorimit të porteve shqiptare." (AFP, Fena - 14/12/07)