16/12/2007
STRASBURG, Francë/PODGORICË, Mali i Zi -- Parlamenti Evropian ratifikoi të premten (14 dhjetor) Marrëveshjen e Stabilizimit Asociimit (MSA) të Malit të Zi me BE-në dhe miratoi një rezolutë mbas një debati mbi progresin dhe problemet në vendin më të ri evropian. Ambasadori malazez në BE Slavica Milacic u shpreh se rezoluta mirëpret efikasitetin e qeverisë së vendit që ka treguar në drejtimin dhe përmbushjen e bisedimeve të MSA-së. (Mina, Vijesti, Tanjug, RTCG - 14/12/07)