Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

KE thuhet se konsideron ngrirjen e bisedimeve të pranimit me Kroacinë lidhur me zonën e propozuar të peshkimit

14/12/2007

ZAGREB, Kroaci -- Komisioni Evropian (KE) mund të ngrijë negociatat e pranimit në pesë deri në gjashtë kapituj të acquis lidhur me planin e Kroacisë për të aktivizuar një zonë të mbrojtur mjedisore peshkimi (ZERP) në Adriatik në 1 janar. Italia dhe Sllovenia janë vendosmërisht kundër ZERP. Edicioni i së premtes (14 dhjetor) i Vecernji List përmend burime në Bruksel që thonë se Sllovenia e cila merr presidencën e rradhës të BE në janar, do të thërresë një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të bujqësisë së BE në 7 janar për të vendosur në se do të bllokohen bisedimet në fushat lidhur me peshkimin. Kjo mund të vonojë potencialisht pranimin në BE. Kryeministri Ivo Sanader e minimizon raportin duke thënë se Sllovenia nuk ka caktuar të tillë takim. (Vecernj List, Vjesnik - 14/12/07, Sabah - 13/12/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes