Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Këshilli i Sigurimit dhe Mbrojtjes i Malit të Zi thotë se situata është e qëndrueshme

13/12/2007

PODGORICË, Mali i Zi -- Këshilli i Sigurimit dhe Mbrojtjes përfundoi të mërkurën (12 dhjetor) se situata e sigurisë së Malit të Zi është e qëndrueshme. Këshilli i ngritur rreth një muaj më parë, përfshin presidentin Filip Vujanoviç, kryetarin e parlamentit Ranko Krivokapiç, kryeministrin Zheljko Sturanoviç, ministrin e jashtëm Milan Roçen, ministrin e mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Ata që ndoqën sesionin e së mërkurës vlerësuan bashkëpunimin intensiv midis autoriteteve shtetërore përgjegjëse për garantimin e sigurisë. (Vijesti - 13/12/07; RTCG - 12/12/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes