10/12/2007
TIRANË, Shqipëri -- Përfaqësuesja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Tiranë, An-Margret Westin këshilloi qeverinë shqiptare të premten (7 dhjetor) të ngrejë çmimin e elektricitetit për të reduktuar paratë e shpenzuara për financimin e njësisë energjitike shtetërore Korporatës Elektro Energjitike Shqiptare. Westin tha se në qoftë se qeveria nuk rrit çmimin e elektricitetit, FMN do t'i kërkojë asaj të shqyrtojë buxhetin e vendit për vitin 2008 dhe të ngrejë taksat. (Shekulli, Koha Jone, Shqip, 24-ore - 08/12/07; Top-Channel, Balkanweb - 07/12/07)