09/12/2007
SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Agjencia Shtetërore për Hetim dhe Mbrojtje (SIPA) arrestoi të premten (7 dhjetor) Vinko Kondiç, 54 vjeç, i cili është i dyshuar për krime kundër njerëzimit. Kondiç pretendohet se ka kryer krime kundër civilëve me origjinë boshnjake dhe kroate në bashkinë Kljuc në vitin 1992 ndërsa ai ishte shefi lokal i policisë. I dyshuari do ti dorëzohet autoriteteve kompetente të cilët do ta pyesin atë dhe të vendosin nëse do ta lenë atë në arrest.
Ndërkohë, Prokuroria e BH-së lajmëroi të premten se ka akuzuar Mladen Milanoviç për krime lufte kundër civilëve. Milanoviç akzuohet se ka mbajtur rob dhe ka torturuar civilët kroat dhe boshnjak në kampin Bunker afër me Sarajevën në vitin 1991, kur ai punonte si një roje atje. Ai akuzohet gjithashtu se ka lejuar njerëz të tjerë të hynin në kamp dhe të abuzonin me të burgosurit. (B92, Beta, 24sata.info, Slobodna Bosna, Blic, Dnevni Avaz, NTV Hayat, Fena - 07/12/07)