07/12/2007
BUKURESHT, Rumani -- Presidenti Traian Bashesku i ka kërkuar kryeministrit Kalin Popesku Tarikeanu të shkarkojë ministrin e drejtësisë Tudor Kiuariu dhe ministrin e punës Paul Pakuraru, sipas raporteve të medias të enjten (6 dhjetor). Bashesku thotë se imazhi i qeverisë është përbaltur si brenda dhe jashtë nga dy ministrat të cilët janë të dy nën hetim penal.
Ministri i drejtësisë Kiuariu po hetohet për kërkesën për të hequr një prokuror të lartë në organizmin antikorrupsion, lidhur me blerjen e një godine në qendër të Bukureshtit nga Zyra Postare shtetërore. Ministri i punës Pakuraru po hetohet për marrje rrushfeti. (Romania Libera, Ziua, Gandul - 07/12/07; Mediafax - 06/12/07)