06/12/2007
ZAGREB, Kroaci -- BE paralajmëroi Kroacinë të mërkurën (5 dhjetor) se duke vënë një zonë të mbrojtur peshkimi, në shkelje të një marrëveshjeje me Italinë dhe Slloveninë, do të cënoheshin shanset e Kroacisë për të hyrë në Bashkim. Komisioneri i zgjerimit Olli Rehn i kujtoi krerëve kroatë se marrëveshja e vitit 2004 kishte qenë një kusht për dhënien Kroacisë të statusit të kandidatit. Ai e quajti mosmarrëveshjen "një çështje shumë serioze që mund të kishte degëzime negative në negociatat e pranimit në BE" në qoftë se nuk zgjidhej. Presidenti Stipe Mesiç pranoi se vendi duhet të respektojë angazhimet e veta ndërkombëtare dhe premtoi se një zgjidhje do të gjendej. (Reuters - 06/12/07)