Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Partitë politike të BiH do të bëjnë propozim të ri qeveritar deri javën tjetër

06/12/2007

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Presidenca e BiH vuri një afat përfundimtar të mërkurën (5 dhjetor) për partitë politike për të paraqitur propozimet e tyre për një kryeministër të ngarkuar dhe këshillin e ri të ministrave. Ato kanë deri në 12 dhjetor për ta bërë këtë. Anëtari serb i presidencës, Nebojsha Radmanoviç spjegoi se kjo do ta lejonte presidencën tre-palëshe të propozonte një kryeministër të ri në sesionin e vet të rregullt të 13 dhjetorit pastaj ta përcillte atë për konfirmim në parlament. Kryeministri i përkohshëm Nikola Spiriç pritet të marrë një tjetër term, pasi dha dorëheqjen në 1 nëntor për të protestuar ndaj masave të reja të propozuara nga Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak. Politikanët serbë boshnjakë ndryshuan kursin dhe pranuan ndryshimet javën e shkuar.

Në lajme të tjera të mërkurën, ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA Daniel Fried vizitoi Sarajevën dhe vlerësoi siglimin këtë javë të një marrëveshjeje stabilizimi dhe shoqërimi midis BiH dhe BE, duke u kërkuar krerëve të vazhdojnë me reformat kushtetuese dhe reformat e mbrojtjes. Ai tha gjithashtu se varet krejtësisht nga ta në se kriza e Kosovës do të përhapet në BiH. (Dnevni Avaz - 06/12/07; Fena, NTV Hayat, Nezavisne Novine, BHRT, RTRS, SRNA - 05/12/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes