06/12/2007
SOFJE, Bullgari -- Anëtarët e parlamentit të përjashtuar nga Lëvizja Kombëtare për stabilitet e Përparim (NDSV) gjatë dy javëve të shkuara, si dhe ata që ikën vullnetarisht që andej, krijuan një parti të re të mërkurën (5 dhjetor). Demokracia e Re Bullgare (BND) po kryesohet nga Borislav Ralçev, një ish zyrtar i lartë në NDSV. Në qoftë se të gjithë ish anëtarët e NDSV bashkohen, BND e re do të ketë 14 vende në parlament duke përfshirë një tjetër anëtar të NDSV që la partinë të enjten. Pavarësisht, koalicioni qeverisës mban një shumicë solide. (24 Chasa, Sega, Dnevnik - 06/12/07; BGNES, Focus, Darik - 05/12/07)