05/12/2007
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Milorad Dodik, kryeministri i Republika Srpska dhe kreu i partisë më të madhe serbe, Bashkimit të Social Demokratëve të Pavarur, konfirmoi të martën (4 dhjetor) se partia e tij kishte gjasa të propozonte Nikola Spiriç për një tjetër term si kryeministër i BiH. Ai shtoi se koalicioni qeverisës dhe shumica parlamentare do të mbeteshin të njëjta. Spiriç paraqiti dorëheqjen e tij në 1 nëntor për të protestuar ndaj rregullave të reja të votimit për këshillin e ministrave dhe parlamentin e BiH detyruar nga Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak. Që atëhere, politikanët serbë boshnjakë kanë pranuar ndryshimet. (Nezavisne Novine - 05/12/07; RTRS, Fena - 04/12/07)