03/12/2007
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Presidenca tri-palëshe e vendit do të rinisë konsultimet këtë javë mbi zgjedhjen e një kryeministri të ri dhe qeverisë së ardhëshme, njoftoi të dielën (2 dhjetor) zyra e shtypit e presidencës. Kryetari i këshilli të të ministrave Nikola Spiriç dha dorëheqjen në 1 nëntor për të protestuar ndaj rregullave të reja të kuorumit propozuar nga Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak. Qeveria që atëhere funksionon nëpërmjet një mandati të përkohshëm duke e shpënë punën e kabinetit kryesisht në një nëvendnumëro. Të shtunën, kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik, i cili drejton partinë kryesore të RS, Bashkimin e Social Demokratëve të Pavarur , tregoi se partia mund të propozojë përsëri Spiriç. Disa parti të tjera, duke përfshirë ato boshnjake duket se e përkrahin idenë. (RTRS, Fena, NTV Hayat - 02/12/07)