02/12/2007
ZAGREB, Kroaci -- Drejtuesi i Partisë opozitare Social Demokratike (SDP) Zoran Milanoviç dhe drejtuesi i Bashkimit Kroat Demokratik (HDZ) Ivo Sanader u takuan të premten (30 nëntor) me presidentin Stipe Mesiç mbi progresin në krijimin e qeverisë së re në vend, mbas zgjedhjeve të përgjithshme të fundjavës së fundit. Si Milanoviç dhe Sanader, kryeministri aktual, u shprehën se kanë siguruar një shumicë në parlamentin e ardhshëm. Por Mesiç u shpreh se ka 77 vendet e nevojshme. "Çdogjë varet nga mbështetja e Partisë Fshatare Kroate dhe Partia Social Liberale," u shpreh Mesiç. Vëzhguesit presin që bisedimet të vazhdojnë edhe për dy javë të tjera.
Më vete të premten, SDP vendosi të caktojë Milanoviç për postin e kryeministrit të ri në vend të kandidatit të saj origjinal, Ljubo Jurçiç, një ekonomist i respektuar. (Vecernji List, HRT, Index.hr, Javno.com - 01/12/07; AP - 30/11/07)