08/11/2007
BUKURESHT, Rumani -- Teknikët mbyllën të mërkurën (7 nëntor) një reaktor në centralin bërthamor të Cernavodës kur instrumentet treguan se ai kishte nisur të prodhonte material radioaktiv . Një zëdhënëse thotë se nuk kishte kërcënim për njerëzit apo mjedisin. Teknikët që punojnë mbi problemin pritet ta ndezin përsëri reaktorin brenda orësh. Ndërtuar rreth dhjetë vjet më parë, reaktori prodhon 12% të elektricitetit të vendit. Kompanitë kanadeze dhe italiane ndërtuan një reaktor të dytë në të njëjtin central dhe e dhanë atë për shfrytëzim majin e shkuar. (AP - 07/11/07)