07/11/2007
BUKURESHT, Rumani -- Presidenti Traian Bashesku i kërkoi BE të martën (6 nëntor) të zhvillojë një program për të integruar pakicën rome, pas vrasjes javën e shkuar të një gruaje në Romë, siç thuhet nga një rumun i ri me origjinë rome. Rasti ka tendosur marrëdhëniet midis dy vendeve. "Ne duhet të pranojmë se problemet më serioze kanë të bëjnë me shtetasit rumunë me origjinë rome," tha Bashesku në një intervistë për televizionin kombëtar rumun. Përpjekjet për t'i bërë ata të zënë vend kanë dështuar për shkak se "mënyra nomadike e jetesës është pjesë e kulturës së tyre", shtoi ai.
Në lajme të tjera të martën, komisioneri i drejtësisë i BE Franko Fratini vlerësoi Rumaninë për përparimin në futjen e reformave strategjike gjyqësore duke thënë "se gjendja ka qenë gjithnjë e më e mirë gjatë tre vjetëve të fundit." Javën e shkuar, qeveria miratoi një plan veprimi për reformat gjyqësore dhe luftën kundër korrupsionit. (Mediafax - 07/11/07; AFP, BNR, Hotnews.ro - 06/11/07)