Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

SHBA dhe Britania do të lëshojnë nismë tre-palëshe kundër PKK

23/10/2007

UASHINGTON, Shtetet e Bashkuara -- SHBA dhe Britania ranë dakord të hënën (22 tetor) të organizojnë një takim tre-palësh muajin tjetër midis SHBA, Turqisë dhe Irakut që ka për qëllim ndalimin e sulmeve kundër Turqisë nga rebelët e Partisë Punëtore të Kurdistanit (PKK). Në një takim në Uashington, sekretarja e shtetit e SHBA Kondoliza Rajs dhe sekretari i jashtëm vizitues britanik Dejvid Milibend thanë se ata shpresojnë se ministrat nga të tre vendet do të binin dakord të ndiqnin një takim, mënjanë një konference në Stamboll në fund të javës së ardhëshme. Ndërkohë, ministri i jashtëm turk Ali Babaçan vizitoi Bagdadin të martën duke thënë se ai ishte i vendosur për të gjetur një zgjidhje diplomatike për krizën që qeveria e tij planifikon një inkursion ndër-kufitar. BBC raporton një rrugëdalje të mundëshme në këtë përpjekje, duke cituar ministrin e jashtëm iraken Hoshjar Zebari të thoshte se vendi i tij do ta ndihmonte aktivisht Turqinë t'ja dilte "kërcënimit" të PKK. Të hënën, PKK ofroi një armëpushim në qoftë se ushtria turke lë planet për një inkursion në Irak. Kjo veprimtari e fundit pasoi një sulm në fundjavë nga PKK që vrau së paku 12 ushtarë turq pranë kufirit. (Zaman, BBC, Los Angeles Times, The New York Times, AFP, Reuters, AP - 23/10/07; AFP, DPA, Reuters, Voice of America - 22/10/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes