21/10/2007
HAGË, Hollandë -- Gjykata e krimeve të luftës të Hagës ka prova që fajësojnë ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj për krime lufte, i tha të shtunën (20 tetor) revistës gjermane Der Spiegel kryeprokurorja e krimeve të luftës të OKB-së Karla del Ponte. Sidoqoftë Del Ponte shtoi se gjykata është duke humbur në mënyrë konstate dëshmitarë në çështjen kundër Haradinaj për shkak të kërcënimeve. Ai është akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës të kryera kur ai ishte një komandant në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës gjatë konfliktit të viteve 1998-1999 në provincën serbe të diskutuar. (Tanjug, B92, Radio Free Europe Poland, Blic - 21/10/07; AP - 19/10/07)