Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Serbia sigurohet se procesi i Kosovës nuk do të lidhet me pranimin në BE

19/10/2007

PARIS, Francë -- BE nuk do t'i lidhë përpjekjet për të zgjidhur statusin përfundimtar të Kosovës me bisedimet e pranimit të Serbisë me BE, i tha ministri i jashtëm francez Bernard Kushner homologut të tij serb Vuk Jeremiç në Paris të enjten (18 tetor). Kushner pranoi, megjithatë, se procesi i pranimit do të jetë më i vështirë në qoftë se statusi i Kosovës nuk zgjidhet. Ai përsëriti mbështetjen e fortë të Francës për hyrjen e Serbisë në BE.

Më vete të enjten, presidenti serb Boris Tadiç tha se vendi i tij nuk do ta këmbente Kosovën për një proces më të shpejtë të mundshëm të pranimit në BE, duke theksuar se procesi i statusit dhe integrimi në BE janë dy çështje të palidhura. Më parë gjatë javës, ministrat e jashtëm të BE shtynë një vendim mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje stabilizimi dhe shoqërimi me Serbinë deri në fund të muajit me qëllim që të dëgjojnë një tjetër vlerësim të nivelit të bashkëpunimit të Serbisë me gjykatën e OKB-së për krimet e luftës. (Tanjug, RTS, Beta, Reuters -- 18/10/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes