15/10/2007
ANKARA, Turqi -- Gjenerali kryesor i vendit paralajmëroi të dielën (14 tetor) se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara mund të pësonin dëme të pariparueshme në qoftë se dhoma e përfaqësuesve e SHBA miraton një rezolutë që njeh vrasjen e armenëve gjatë Luftës së Parë Botërore si një akt genocidi. "Lidhjet ushtarake me SHBA nuk do të jenë kurrë të njëjta" në qoftë se kalon rezolucioni, tha gjeneral Jashar Bujukanit në një intervistë për një gazetë lokale. Demokratët e dhomës së SHBA janë të vendosur ta vënë masën në një votim me gjithë kundërshtimin e fortë nga Shtëpia e Bardhë. "Në qoftë se harrojmë se çfarë ka ndodhur...atëhere jemi në rrezik që ta lëmë atë të ndodhë përsëri", tha kreu demokratik i dhomës, Steny Hoyer.
Krerët republikanë në Kongres thonë se është e papërgjegjshme ta ngresh çështjen tani dhe të rrezikosh marrëdhëniet me një aleat të rëndësishëm. "Çka ndodhi 90 vjet më parë duhet të jetë një subjekt për historianët që ta zgjidhin, jo politikanët këtu në Uashington," tha kreu republikan i Kongresit, Xhon Boehner. (CNN, Reuters, AP, AFP - 15/10/07; Reuters - 14/10/07)