15/10/2007
LUKSEMBURG -- Kryeministri malazez Zheljko Sturanoviç nënshkroi një marrëveshje të stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE siç qe planifikuar, të hënën (15 tetor). Ceremonia në Luksemburg u shty pak nga java e shkuar kur Bullgaria kërkoi që shqiptimi i fjalës "euro" në dokumentin bullgar të bëhej sipas shqiptimit cirilik, "evro". Teknikaliteti u kapërcye duke hapur udhë për nënshkrimin e së hënës. SAA përfaqëson një hap të rëndësishëm në rrugën për statusin e kandidatit të BE. (Reuters, Javno.com, Vijesti, Focus, RTRS, SRNA - 15/10/07; Mina, Makfax, AP - 14/10/07; RTCG - 13/10/07)