15/10/2007
BRUKSEL, Belgjikë -- Zyrtarët e lartë nga Beogradi e Prishtina u takuan në kryeqytetin belg të dielën (14 tetor) për një raund të ri bisedimesh mbi të ardhmen e Kosovës. Të dy palët informuan njera tjetrën mbi qëndrimet e tyre respektive. BE lëshoi një deklaratë më pas që spjegonte se anëtarët e delegacionit të Beogradit kishin ofruar detaje të tjera në planin e tyre për autonominë e zgjeruar të krahinës.
Nga ana e tyre, delegacioni i Prishtinës spjegoi planin e vet për një traktat miqësie midis një Kosove të pavarur dhe Serbisë. Volgfang Ischinger, një anëtar i troikës së Grupit të Kontaktit që ndërmjetëson bisedimet, u kërkoi të dy palëve të shpejtojnë negociatat pasi "është një goxha distancë për t'u mbuluar" përpara afatit përfundimtar të 10 dhjetorit për kompletimin e procesit. (Blic, Politika - 15/10/07; AP, AFP, DW, Reuters, RTK, Telegrafi, B92, Beta - 14/10/07)