10/10/2007
LONDËR, Britani -- Kryeministri i Kosovës Agim Çeku përsëriti të martën (9 tetor) se Kosova do të deklarojë pavarësinë nga Serbia brenda ditësh nga afati përfundimtar i 10 dhjetorit në qoftë se nuk do të ketë marrëveshje mbi statusin e saj përfundimtar deri atëhere. Çeku kryesoi ekipin negociues për statusin e Kosovës në Londër ku ata u takuan me sekretarin e jashtëm britanik Dejvid Miliband. "Një Kosovë e pavarur ka për të ardhur shumë shpejt pas 10 dhjetorit," tha Çeku. "Ne po flasim për ca ditë jo për javë e muaj." (Telegrafi, RTK, Tanjug, Kosovapress, AFP - 09/10/07)