Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Mesiç dëshiron gjyqin e Gotovinës, Cermak dhe Markac të zhvillohet në Kroaci

07/10/2007

ZAGREB, Kroaci -- Presidenti Stipe Mesiç u shpreh të premten (5 tetor) se tre të akuzuarit kroat për krime lufte -- gjeneralët Ante Gotovina, Ivan Cermak dhe Mladen Markac, të akuzuar për krime lufte që kanë prejardhjen nga Operacioni Furtuna i vitit 1995 -- duhet të përballen me gjyqin në vendin e tyre të vendlindjes. Komenti erdhi mbas dënimeve të diskutueshme të dhëna javën e kaluar kundër të ashtuquajturve "Vukovar Tre" -- ish-gjeneralët e Ushtrisë Jugosllave Mile Mrksiç, Veselin Slijivancanin dhe Miroslav Radiç. Dënimet relativisht të ulta ngjallën protesta midis kroatëve.

Mesiç insiston se Kroacia ka të drejtën të kërkojë që gjyqi i gjeneralëve të Operacionit Furtuna të zhvillohet në Kroaci. Ai u shpreh se sistemi ligjor i vendit është në gjendje të merret "edhe me çështjet më të komplikuara". Presidenti dëshiron gjithashtu që "Vukovar Tre" të gjykohen në Kroaci. Të premten, një gjykatë në Vukovar lëshoi një udhër arresti për një nga të tre, Miroslav Radiç, i cili u la i lirë nga gjykata. (Makfax, B92, Index.hr, HRT - 06/10/07; Javno.com, Tanjug, Vecernji List, MIA, HINA - 05/10/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes