05/10/2007
ZAGREB, Kroaci -- Parlamenti miratoi të enjten (4 tetor) një propozim qeveritar për të hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak që nga 1 janari 2008. Plani fillestar ishte të ngrihej një ushtri plotësisht profesionale në 2010 por ministria e mbrojtjes këmbënguli që kjo të bëhet më shpejt me qëllim që të rritë shanset e vendit për t'u ftuar të bashkohet me NATO në samitin e prillit 2008 në Bukuresht. (HRT, HINA, Reuters, Jutarnji List - 04/10/07)