27/09/2007
ATHINË, Greqi - Parlamenti i ri bëri betimin të mërkurën (26 shtator), dhjetë ditë pasi u mbajtën zgjedhjet e parakohëshme. Demokracia e Re qeverisëse ka tani 152 vende në parlament pasuar nga PASOK me 102 vende, Partia Komuniste me 22 vende, SIRIZA me 14 vende dhe formacioni nacionalist LAOS me dhjetë vende.
Sesioni i parë nisi më vonë se planifikimi për shkak të një takimi të ligjebërësve të PASOK në të cilin kreu i partisë Jorgos Papandreu kërkoi një votim besimi. Rivali i tij për postin, Evangelos Venizelos kritikoi masën si një sulm ndaj unitetit të partisë. Pas një debati të ndezur, sesioni i PASOK përfundoi pa votën e besimit. (Ethnos, Vradini, Eleftherotypia, Kathimerini, Eleftheros - 27/09/07; Sky, ANA-MPA, ERT - 26/09/07)