Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Parlamenti rumun thotë se kthimi ku përfshihet 'Kështjella e Drakulës" ishte i paligjshëm

26/09/2007

BUKURESHT, Rumani -- Ligjebërësit miratuan të martën ( 25 shtator) një raport paraprak i cili përfundon se kthimi i strukturës së famshme të njohur si "Kështjella e Drakulës" ishte i paligjshëm. Vitin e shkuar, vendi tërheqës kyç turistik ju kthye arkidukës Dominik von Habsburg, trashëgimtar i familjes mbretërore rumune, pesë dekada pasi u muar nga regjimi i mëparshëm komunist. Dorëzimi përfshin një marrëveshje sipas të cilës fortesa do të mbahej si një muzeum për tre vjet.

Raporti i së martës, ndërsa nuk kundërshton të drejtën e Habsburgëve për pronësinë, thotë se janë bërë gabime në proceduerën e kthimit. Ai thotë se kështjella duhej të transferohej në pronë private përpara se t'u kthehej të zotëve të mëparshëm. Ligjebërësit thanë gjithashtu se katër trashëgimtarë të tjerë, përveç Dominik von Habsburg, janë të përshtatshëm të trashëgojnë pronën. (Gardianul, Nine o'clock - 26/09/07; Hotnews.ro, BIRN - 25/09/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes