17/09/2007
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- I padituri i arratisur për krime lufte Stojan Zupljanin do të kapet së shpejti, i tha Washington Post të dielën (16 shtator) Dragi Milosheviç, zyrtari i policisë i Republikës Srpska (RS) i ngarkuar për bashkëpunimin me gjykatën e krimeve të luftës në Hagë. "Ne jemi shumë pranë tij dhe po e futim brenda," tha Milosheviç duke shtuar se autoritetet kishin informacion "se ai po rronte si një bishë në fshatra apo si një fshatar në fusha. Ai është atje dhe lidhjet e tij me Serbinë janë prerë. Edhe familja e tij është kundër tij," tha Milosheviç.
Në 31 maj, policia në RS arrestoi ish oficerin e ushtrisë së RS Zdravko Tolimir menduar të ishte një nga organizatorët kryesorë të rrjetit që ndihmonte të paditurin për krime lufte Ratko Mlladiç t'i shmangej drejtësisë. (Nezavisne novine, Washington Post - 16/09/07)