06/09/2007
PRISHTINË, Kosovë, Serbi -- UNMIK u shpreh të mërkurën (5 shtator) se drejtuesi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, mund të marrë pjesë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare të 17 nëntorit në Kosovë. Ai aktualisht po gjykohet në gjykatën e krimeve të luftës të OKB-së në Hagë. Zëdhënësja e gjykatës Olga Kavran i tha gazetarëve se prokurorët janë të shqetësuar për shkak të qëllimit të Haradinaj për të kandiduar në zgjedhje, pasi mund të çojë në frikësimin e dëshimtarëve. (RTK, RFE, Balkanweb, Top-Channel - 05/09/07)