28/08/2007
TIRANË, Shqipëri -- Partia Socialiste përjashtoi zyrtarisht të hënën (27 gusht) gjashtë "rebelët" të cilët prishën radhët muajin e kaluar dhe mbështetën zyrtarin e Partisë Demokratike, Bamir Topi, për president. Mbështetja e tyre, pavarësisht thirrjeve nga PS për bojkot, i hapi rrugën zgjedhjes së Topit. Gazeta Shqiptare njofton se takimi nuk pati debate të nxehta, pasi dy kundërshtarët kryesorë të drejtuesit të PS-së Edi Rama -- Arben Malaj dhe Pandeli Majko -- mungonin.
Gjatë takimit, drejtuesit e PS-së miratuan gjithashtu programin e ri politik të partisë, i cili mbulon periudhën nga shtatori në qershor. Ata diskutuan detyrat që duhen kryer deri në fund të këtij viti dhe projektet për vitin 2008. (Kohajone, Shekulli, Gazeta Shqiptare - 28/08/07; Balkanweb - 27/08/07)