27/08/2007
BUKURESHT, Rumani -- Një shkëmbim diplomatik u shkallëzua këtë javë midis Bukureshtit dhe Kishinaut, me presidentin moldov Vladimir Voronin që e rëndoi atë. Grindja filloi dhjetë ditë më përpara, kur zëvendës-ministri i brendshëm moldov Valentin Zubiç deklaroi se një zyrtar i konsullatës rumune në Kishinau lëshonte viza në shkëmbim të ryshfetit. Presidenti rumun Trajan Bashesku akuzoi Moldavinë se po bënte shpifje.
Voronin u kundërpërgjigj të dielën (26 gusht), duke akuzuar Rumaninë për irredentizëm dhe për përpjekje për të pushtuar Moldovën. Ai tha gjithashtu se ai kundërshton hapjen e zyrave konsullore rumune në Kahul dhe Balti. (Hotnews.ro, Nine o'clock, Romania libera, Adevarul - 27/08/07; Radio Free Europe, UPI - 22/08/07)