Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Diplomati më i lartë i Nigerisë në Greqi i bën thirrje për qetësi komunitetit të emigrantëve

23/08/2007

ATHINË, Greqi -- Diplomati më i lartë i Nigerisë në Greqi, i ngarkuari me punë Mohammed Sani Dole, i bëri thirrje qytetarëve të vet të rrinë të ruajnë qetësinë të mërkurën (22 gusht) pas vdekjes të një emigranti 25 vjeçar nigerian që ndodhi javën e kaluar. Nigeriani i cili po shiste CD të piratuara në lokalet e Selanikut, u hodh nga një dritare sepse kujtoi se dy burra do ta arrestonin. Incidenti nxiti një seri protestash të komunitetit të emigrantëve nigerianë. Të hënën, demonstruesit në Selanik kërkuan një hetim të incidentit.

Në një demonstratë të veçantë të martën, njerëz nga turma filluan të hidhnin gurë mbi një stacion televiziv lokal, duke shtyrë policinë të përdorë gaz lotsjellës. Dole u takua të mërkurën me shefin e policisë, duke i thënë gazetarëve më pas se ka filluar një hetim dhe kryhen përpjekje për të gjetur dy burrat. (Reuters, Alpha TV, MIA - 22/08/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes