Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Të arratisurit nga burgu i Kosovës janë në listën e zezë të BE-së dhe SHBA-së

21/08/2007

PRISHTINË, Kosovë, Serbi -- Lirim Jakupi, i cili u arratis nga një burg në Kosovë në fundjavë së bashku me gjashtë të dënuar të tjerë të rrezikshëm, ka qenë në listën e zezë të BE-së që prej janarit të vitit 2005, njoftuan agjencitë e lajmeve. Një anëtar i të vetëquajturës Ushtria Çlirimtare Kombëtare, ai raportohet të jetë gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së. I mbiquajtur "Komandanti Nazi", ai është kapur në Kosovë në lidhje me disa sulme, duke përfshirë vrasjen e një polici serb. Agjencia e lajmeve Tanjug deklaroi se Uashingtoni e vuri atë në listën e zezë në vitin 2004 për shkak të rolit të tij në përplasjet me forcat e sigurisë maqedonase afër Tetovës dhe në periferinë e Shkupit në Kondovo.

Po ashtu midis të arratisurve është Ramadan Shiti, një terrorist islamik i lindur në Arabinë Saudite i dëbuar nga vetë vendi i tij sepse ka thurrur plane për të vrarë figura publike. Ai u arrestua nga KFOR në vitin 2005 për vrasjen e një shoferi taksie maqedonas dhe po ashtu është akuzuar se ka organizuar një sulm me bombë në Shkup.

Të hënën, Shërbimi Policor i Kosovës i kërkoi Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë ndihmë për të kapur të shtatë të arratisurit. Pesë oficerë të burgut janë të dyshuar se i kanë ndihmuar ata. (Tanjug, MRT, A1, B92, Beta, BIRN, Makfax, Times Online - 20/08/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes