Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter | Share/Save/Bookmark.

Rumania organizon stërvitjen më të madhe ushtarake

19/08/2007

BUKURESHT, Rumani -- Një stërvitje e përbashkët ushtarake që përfshin trupa nga Rumania, Bullgaria dhe Shtetet e Bashkuara filloi të shtunën (18 gusht) në bazën ajërore Mihail Kogëlniçeanu afër me Kosntancën. Kjo është stërvitja më e madhe e këtij lloji e organizuar deri tani nga Rumania në bashkëpunim me forcat e SHBA-së. Ajo përfshin 1,000 trupa nga tre vende dhe do të vazhdojë deri në 22 tetor. Personeli i SHBA-së nga bazat në Heidelberg dhe Baumholder, Gjermani dhe Viçenca, Itali do të stërviten së bashku me trupat bullgare dhe rumune në bazën rumune dhe në disa zona në Bullgari. (Stars and Stripes - 18/08/07; Rompres, MRT, Hotnews.ro, A1 - 17/08/07)