Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbetet i ndarë mbi Kosovën

10/07/2007

NJU JORK, Shtetet e Bashkuara -- Këshilli i Sigurimit i OKB-së u takua të hënën (9 korrik) për të diskutuar një raport mbi Kosovën nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-mun por grupi mbeti i ndarë mbi gjendjen e statusit të krahinës. Ambasadori i SHBA Zalmaj Khalilzad tha pas takimit se Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë do të paraqisnin një projekt-rezolutë të re të katërt mbi Kosovën deri nga fundi i javës tjetër. "Unë besoj se javën tjetër, dhjetë ditë, është një periudhë vendimtare," tha ai. Ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov tha të hënën se vendi i tij do të pengonte miratimin nga Këshilli të çdo rezolute që nuk është e pranueshme nga Serbia.

Ndërkohë, kryeministri i Kosovës Agim Çeku tha në një fjalë në radio të hënën se Perëndimi duhet të vërë një afat të qartë përfundimtar për pavarësinë e Kosovës. "Presidenti [Xhorxh W] Bush tha se një ditë ne duhet të thoshim se 'mjaft është mjaft'. Kjo 'mjaft' duhet të ketë një datë. Ne duam një kalendar të qartë, një datë të qartë dhe një rrugë të qartë për të zgjidhur statusin e Kosovës," tha ai. Ndihmësi i sekretarit të shtetit të SHBA Daniel Fraid i cili ishte të hënën në Prishtinë, paralajmëroi se "deklarimet e njëanshme bazuar në frikën dhe mungesën e besimit nuk do të ndihmonin kauzën e pavarësisë së Kosovës." Ai përsëriti qëndrimin e Uashingtonit në favor të lënies më shumë kohë për negociatat.

Në lajme lidhur me këtë, shefi i UNMIK Joachim Ruecker tha gjatë informimit të tij të shkurtër të Këshillit të Sigurimit të hënën (9 korrik) se duhet të kishte një plan për zgjidhjen sa të qe e mundur më parë të çështjes së statusit të Kosovës. Shtetasit dhe politikanët e Kosovës "tremben se procesi i statusit po humbet vrullin dhe ajo që dukej të qe një zgjidhje e menjëhershme e statusit të Kosovës do të zhdërvillet. (The New York Times, Politika, Blic - 10/07/07; RTS, Beta, Tanjug, B92, AP, Reuters, UN News Centre, UPI - 09//07/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes