06/07/2007
BUKURESHT, Rumani -- Gjykata Kushtetuese lëshoi një vendim të enjten (5 korrik) që bllokon efektivisht një rast të rëndësishëm korrupsioni kundër ish kryeministrit Adrian Nastase dhe gruas së tij Dana. Gjykata ra dakord që sipas kushtetutës, të vetmet institucione që kanë të drejtë të fillojnë ndjekjen ligjore kundër anëtarëve të kabinetit janë dy dhomat e parlamentit dhe presidenti, jo Departamenti Kombëtar i Anti-Korrupsionit. Departamenti filloi hetimin e dyshimeve kundër Nastase pasi ai la postin e kryeministrit në 2004. Ai është akuzuar për marrje rrushfeti, shantazh dhe shpërdorim detyre. Gruaja e tij është akuzuar për bashkëfajësi. (Nine o'clock, hotnews.ro, Evenimentul Zilei - 06/07/07, Mediafax - 05/07/07)