Bullgaria do të pyesë Bushin rreth sistemit të propozuar të mbrojtjes anti-raketë të SHBA

06/06/2007

SOFJE, Bullgari -- Ministri i jashtëm Ivajlo Kalfin thotë se zyrtarët kanë në plan të bëjnë një sërë pyetjesh lidhur me sistemin e propozuar anti-raketë të SHBA në Evropën Lindore, kur presidenti Xhorxh W. Bush të vizitojë Sofjen javën tjetër. Në një konferencë shtypi të martën (5 qershor), Kalfin vuri në dukje se sistemi mbrojtës me bazë në Republikën Çeke dhe Poloni, nuk e shtrin mbulimin në Bullgari, duke e lënë anëtarin e NATO-s "midis mburojës nga raketat dhe një tensioni në rritje në Rusi". Tjetër çështje diskutimi pritet të jetë heqja e kërkesave për viza për shtetasit bullgarë dhe përpjekjet për të liruar pesë infermjeret bullgare të dënuara me vdekje në Libi.

Në lajme të tjera, shiu i madh dhe përmbytja ka detyruar evakuime në qarqet e Sofjes, Plovdivit dhe Pazarxhikut. Të mërkurën herët, përmbytjet i detyruan autoritetet të mbyllin pjesë të udhëshpejtës së madhe të Thrakës, si edhe rrugën Pazarxhik-Panagyurishte. (Monitor, Darik - 06/06/07; Bulgarian government website, BNR, Mediapool, Darik, DPA - 05/06/07)