20/05/2007
BUKURESHT, Rumani -- Presidenti Trajan Bësesku i shpëtoi lehtë të shtunën (19 maj) referendumit të mosbesimit, me sondazhet mbas votimeve që sugjeronin mbështetjen popullore afërsisht 75%. Bësesku ju bashkua qindra mbështetesëve në sheshin kryesor të Bukureshtit mbas referendumit ku u bë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Këlin Tëriçeanu. Ai gjithashtu premtoi që do të punojë për të parandaluar përfundimisht oligarkët që të mos drejtojnë Rumaninë. Tëriçeanu deklaroi se ai do të respektojë rezultatet e referendumit dhe do të bashkëpunojë me presidentin. Drejtuesi i Partisë Social Demokratike, Mirçea Xhoanë, deklaroi se Bësesku ka "fituar një fitore pa lavdi", pasi vetëm 46% e votuesve morrën pjesë në referendum. Parlamenti pezulloi Bëseskun muajin e kaluar, duke detyruar referendumin, mbasi akuzoi presidentin për abuzim të fuqive të tija kushtetuese. (Realitatea TV, Mediafax, Focus, Reuters - 20/05/07; Reuters, AP, DW - 19/05/07)