Parlamenti turk do të fillojë zgjedhjen e presidentit të ardhshëm në 1 maj

05/03/2007

ANKARA, Turqi -- Parlamenti do të fillojë votimin për të përcaktuar presidentin e ardhshëm të vendit në 1 maj, sipas një plani të paraqitur të shtunën (3 mars) nga drejtuesi i parlamentit Bulent Arinç. Do të mbahet një maksimum prej katër raunde zgjedhjesh duke përfunduar me një ceremoni të betimit në 16 maj. Partia qeverisëse për Drejtësi e Zhvillim pritet të vërë kryeministrin Rexhep Tajip Erdogan si kandidatin e vet.

Në lajme të tjera të shtunën, ministri i jashtëm Abdullah Gul mohoi zërat e fundit të shtypit se Turqia do të lejonte forcat e SHBA të përdornin territorin e saj për sulme në Iran dhe Irakun e veriut. Mënjanë samitit të Lidhjes Arabe në Kairo, Gul tha se Turqia "nuk do të lejonte që të nisej prej tokës së saj një sulm ndaj çfarëdo vendi fqinj." (Zaman, Hurriyet - 05/03/07; AFP, DPA, SANA - 04/03/07; Turkish Daily News, KUNA - 03/03/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes