Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

I dërguari: Moska nuk planifikon të përdorë veton e Këshillit të Sigurimit rreth çështjes së Kosovës

16/02/2007

MOSKË, Federata Ruse -- Ambasadori Aleksander Botsan-Kharçenko, i dërguari i Rusisë për Kosovën, kritikoi të enjten (15 shkurt) propozimin e të dërguarit të OKB Marti Ahtisaari për statusin e ardhshëm të Kosovës duke thënë se ka nevojë për rregullime. Gjatë një konference shtypi në Moskë, Botsan-Kharçenko tha se Rusia nuk do të pranonte një vendim që është i detyruar njëanëshmërisht kundër vullnetit të Serbisë. Megjithatë, ai tha gjithashtu se Rusia nuk kishte bërë ndonjë plan të përdorte veton e saj në Këshillin e Sigurimit për këtë çështje. "Vetoja nuk është një qëllim në vetvete për Rusinë," tha ai duke shtuar se Këshilli do të diskutonte një rezolutë të re të Kosovës vetëm me miratimin si të Beogradit dhe të Prishtinës.

Duke folur të njëjtën ditë, Ahtisaari i tha AP se ai i sheh shanset për një kompromis midis Beogradit dhe Prishtinës, "të pakta". Ai shtoi se nuk qe habitur nga një rezolutë kaluar më parë këtë javë nga parlamenti serb që e kundërshtonte propozimin e Ahtisaarit si "të papranueshëm". (Danas - 16/02/07; Itar-Tass, Interfax, AP, B92, Tanjug, Beta, RTS, KosovaLive - 15/02/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes