29/12/2006
BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioni Evropian përshëndeti të enjten (28 dhjetor) Bullgarinë dhe Rumaninë si anëtarët më të rinj të BE. Të dy vendet do të hyjnë zyrtarisht në Bashkim të hënën. Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso lëshoi një deklaratë duke përshëndetur natyrën historike të ngjarjes. Komisioneri i zgjerimit Olli Rehn tha se anëtarësimi do të sillte përmirësime të rëndësishme në jetët e përditshme të të gjithë bullgarëve dhe rumunëve. Ai dhe Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Uollter Shtajnmajer, vendi i të cilit merr presidencën e rradhës të BE të hënën, do të ndjekin ceremonitë në Sofje dhe Bukuresht. Bullgaria dhe Rumania aplikuan për anëtarësim në 1995. Traktati i pranimit të tyre u nënshkrua në prill 2005.
Kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu u përpoq të ulë disi shpresat të enjten duke thënë se do të duheshin 40 vjet për Rumaninë që të kapte ekonomikisht e politikisht vendet e vjetra anëtare të BE. Rritja e qëndrueshme ekonomike dhe stabiliteti politik mund ta përgjysmojnë këtë kohë, shtoi ai. (Romania Libera, 24 Chasa - 29/12/06; BNR, Mediafax, Mediapool, Rompres, EC press release, UPI - 28/12/06)