06/11/2006
SHKUP, Maqedoni -- Radmila Shekerinska është kreu i ri i opozitës kryesore Aleanca Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM), pas një kongresi partie të dielën (5 nëntor). Ajo kishte qenë nënkryetare e SDSM dhe ishte ministre e integrimit në BE. Zgjedhja e saj pasoi një votë mosbesimi ndaj kryetarit të partisë Vlado Buçkovski kërkuar javë më parë për shkak të humbjes së SDSM në zgjedhjet e korrikut. (A1 TV, Vecer - 06/11/06)