Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

BE anullon bisedimet midis ministrave turk e qipriot

03/11/2006

BRUKSEL, Belgjikë -- BE ka ndalur planet për një takim midis zyrtarëve evropianë dhe ministrave të jashtëm të Turqisë dhe Qipros. Ministri i jashtëm finlandez Erki Tuomioja, vendi i të cilit mban presidencën e rradhës të BE, tha se rregullimi i takimit dy-ditor qe provuar i pamundur. BE po rrekej të gjente një rrugëdalje nga ngecja lidhur me bisedimet e pranimit të Ankarasë. Turqia ka refuzuar të hapë portet dhe aeroportet e saj ndaj trafikut të Qipros, anëtare e BE, duke kërkuar që BE më parë të heqë kufizimet në tregti me turqit qipriotë.

Qeveria qipriote menjëherë fajësoi Turqinë për anullimin dhe u zotua të vazhdojë të punojë për një zgjidhje. Ministri turk Abdullah Gul nga ana e tij akuzoi grekët qipriotë për abuzimin dhe bllokimin e procesit. Në Athinë, Kryeministri grek Kostas Karamanlis i tha parlamentit se është e papranueshme për një kandidat të BE të refuzojë njohjen e një vendi anëtar të BE. Komisioni Evropian lëshon një raport përparimi mbi Turqinë javën e ardhshme. (Financial Times, Milliyet - 03/11/06; AP, Turkishpress.com, Turkish Daily News, BBC, EU Observer - 02/11/06)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes