29/10/2006
SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) konfirmoi të premten (27 tetor) rezultatet e votimit të përgjithshëm të 1 tetorit. Haris Silajxhiç i Partisë për BH-në (SBH) u zgjodh antari boshnjak i presidencës trepalëshe. Zeljko Komsiç i Partisë Social Demokratike (SDP) është antari kroat dhe Nebojsa Radmanoviç i Bashkimit të Pavarur të Social Demokratëve (SNSD) është antari serb. Ata do të bëjnë betimin më 6 nëntor. Milan Jeliç i SNSD-së është presidenti i ri i Republikës Srpska (RS).
Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit të BH-së do të dominohet nga Partia Boshnjake e Veprimit Demokratik (SDA), SBiH, SNSD, SDP dhe koalicioni i drejtuar nga Bashkimi Kroat Demokratik (HDZ) dhe Partia Demokratike Serbe (SDS). SDA, SBiH, SDP dhe koalicioni i drejtuar nga HDZ do të kenë shumicën në parlamentin e federatës të BH-së. Në asamblenë e RS-së, do të jetë SNSD, SDS dhe Partia për Progres Demokratik. (Nezavisne novine, Dnevni avaz - 28/10/06; RTRS - 27/10/06)