22/10/2006
SARAJEVË, Bosnje-Hercegovinë (BH) -- Komisioni Qendror Zgjedhor (CEC) deklaroi të shtunën (21 tetor) se ka vendosur të veprojë në katër prej 67 ankesave të lidhura me zgjedhjet e përgjithshme të 1 tetorit. Organi zgjedhor udhëroi rinumërimin e fletëve të votimit në katër zona votimi: dy në Zvornik, një në Gorazde dhe një në Derventa. Komisioni gjithashtu vendosi të dërgojë tre ankesa, të dorëzuara nga partitë, tek dhoma e apelit të Gjykatës së BH-së. Kryetari i CEC Branko Petriç tha se, sipas ligjit, rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme duhet të dalin deri në 31 tetor. (Dnevni avaz, Nezavisne novine - 22/10/06)