13/10/2006
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik, kreu i partisë kryesore të RS, SNSD, tha të enjten (12 tetor) se partia e tij nuk do të mbajë bisedime me SBiH , partinë e dytë më të fortë në Federatën e BiH, mbi formimin e një koalicioni në nivelin shtetëror. Dodik shtoi se ai beson se SBiH duhet të mbetej në opozitë. Sipas mediave lokale, do të duheshin muaj për të zbutur tensionet midis dy partive, pas shkëmbimeve të hidhura gjatë fushatës së kohëve të fundit.(Nezavisne Novine - 13/10/06; PBS, Hayat TV, Fena, Focus - 12/10/06)