Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Gjykata e OKB-së dënon ish kryetarin e parlamentit serb boshnjak

28/09/2006

HAGË, Hollandë -- Gjykata e OKB-së për krimet e luftës dënoi të mërkurën (27 shtator) kryetarin e kohës së luftës të parlamentit serb boshnjak me 27 vjet burg. Momçillo Krajishnik u gjet fajtor mbi pesë akuza për krime lufte por u shkarkua nga akuza më serioze, genocidi. Në vendimin e tyre, gjykatësit thanë se ndërsa mizoritë ndaj muslimanëve dhe kroatëve shkonin në fakt deri në genocid, provat qenë të pamjaftueshme për të provuar se kryerësit e tyre planifikuan në fakt të shkatërrojnë të gjithë popullsinë jo-serbe në zonat e mbizotëruara nga popullsia serbe të Bosnje dhe Herzegovinës gjatë konfliktit 1992-1995.

Reagimi ndaj verdiktit ishte i ndryshëm. Kryetari i presidencës së BiH, Sulejman Tihiç, një boshnjak, tha se kjo "i shërbente pjesërisht drejtësisë", ndërsa presidenti i RS Dragan Çaviç vuri në pikpyetje paanshmërinë e gjykatës. (Nezavisne novine - 28/09/06; AP, Reuters, The New York Times, ICTY website, RTRS, RTS, Beta, BBC News - 27/09/06)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes