27/09/2006
BEOGRAD, Serbi -- Komandanti i Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneral-major Gregori Uejt arriti të martën (26 shtator) për një vizitë katër-ditore në Serbi përqëndruar në partneritetin e ri strategjik midis Beogradit dhe shtetit të Ohajos. Ai u takua së pari me Gjeneral Zdravko Ponosh për të diskutuar veprimtaritë konkrete për bashkëpunimin ushtarak, siç parashikohet në një marrëveshje të ndërsjelltë vulosur kohët e fundit.
Në lajme të tjera, partitë parlamentare serbe vazhduan të diskutojnë të martën kushtetutën e re të vendit. Nuk u bënë deklarime zyrtare, por sipas medias lokale, referendumi mbi një kushtetutë të re mund të mbahet në krye të nëntorit. (Danas - 27/09/06; Beta, Tanjug, B92 - 26/09/06)