27/09/2006
SHKUP, Maqedoni -- Kryeministri Nikola Gruevski hodhi mendimin të martën (26 shtator) se vendi po largohet nga retorika populiste dhe po përqëndrohet në ndërtimin e masave të besimit. Duke folur në një konferencë me titull "Marrëveshja Kornizë e Ohrit: Pesë Vjet më Pas", Gruevski bëri thirrje për konsensus të gjerë politik rreth objektivave kryesore të vendit: integrimin evropian, marrëdhënie më të mira ndëretnike dhe rritje ekonomike.
Në lajme të tjera të martën, një panel parlamentar miratoi projekt-ligjin mbi policinë duke e lëvizur atë në axhendën e parlamentit të premten. Masa është e rëndësishme për pranimin përfundimtar në BE. (Vecer, Dnevnik - 27/09/06; MIA, Makfax, A1 TV - 26/09/06)